Ajola Xoxa publikoi një foto me këngëtaren spanjolle me famë botërore Luz Casal, e cila përformoi mbrëmjen e djeshme tek Amfiteatri i Tiranës. Mirëpo fotoja e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duket se ka ngatërruar rrjetin. Shumë prej ndjekësve kanë menduar se gruaja krah saj është Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama. Kjo për shkak se këngëtarja spanjolle ka një ngjashmëri shumë të madhe me Linda Ramën. Vetë Ajola shkruan krahas fotos: “Luz Casal, diva spanjolle e zhanrit Bolero sot ne 20:00 tek Amfiteatri i Tiranes”.
Add A Comment