Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A u nxor në pritë Ervin Dalipaj? Dy pistat që po heton policia për atentatin në Sukth

10:47 / April 26, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit dhe Prokuroria kanë ngritur dy pista hetimi për ekzekutimin e Ervin Dalipajt dhe mikut të tij Xhino Dautaj.

Policia po heton për larje hesapesh ose hakmarrje.

Burime për Panorama nga grupi hetimor, thanë se janë sekuestruar telefonat e viktimave dhe sendet personale, ku do të verifikohen thirrjet e fundit, pasi nuk përjashtohet dyshimi që ata të jenë nxjerrë në pritë.

Gjithashtu, janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, me qëllim për të konstatuar nga sekuencat filmike të fiksuara prej tyre momentin e atentatit, por edhe kamera të tjera përgjatë këtij aksi, për të konstatuar se nga ku ka nisur ndjekja.

Nëpërmjet pamjeve filmike pritet të zbulohet edhe makina që përdorën autorët për atentatin.

Policia ka shoqëruar 15 persona për të mësuar detaje rreth kësaj ngjarjeje, mes tyre edhe persona me precedente penale.

Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin e autorëve, të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se mjeti “Audi” me targa AA 111 OI, ku udhëtonin viktimat Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj është targuar vitin e kaluar, por nuk është në pronësi të asnjërit prej tyre. Sipas të afërmëve të Dalipaj, ai ishte baba i një fëmije 7 vjeç.

Ervin Dalipaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rënie e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare pas sinjaleve nga bisedimet SHBA–Iran

10:24 / June 22, 2026

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Francë, takim me Macron në Pallatin Élysée

10:15 / June 22, 2026

“Daily Express”: Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga Britania

10:10 / June 22, 2026

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, temperaturat në nivele rekord për muajin qershor

09:21 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.