Një rajon i nënpopulluar në Itali u ofron të ardhurve të rinj 700 euro në muaj për 3 vite nëse do të pranojnë të jetojnë në fshatrat e tij. Megjithatë ka disa kushte: fshati duhet të ketë më pak se 2 mijë banorë dhe të rinjtë e ardhur duhet të angazhohen për të hapur një biznes.
“Ne duam të bëjmë më shumë, ne duam që njerëzit të investojnë këtu dhe jo të bëjmë bamirësi. Ata mund të hapin çdo lloj aktiviteti, furrë buke, restorant, çdo gjë. Është një mënyrë për të rikthyer jetën në fshatrat tanë e për të rritur popullsinë” është shprehur Donato Toma, presidenti i rajonit të Molises për “The Guardian”.
“Nuk është vetëm një çështje e shtimit të popullsisë. Njerëzit duan gjithashtui infrastrukturë dhe arsye për të qenduar përndryshe do kthehemi aty ku kemi qenë”, tha ai.
Në përpjekje për të ringjallur fshatrat, shumë kryebashkiakë kanë hapur dyer për shtëpitë që kanë boshe për azilkërkuesit që kanë kaluar Mesdheun përmes Libisë. Nuk mungojnë as strategji të tjera, si ajo për shitjen e shtëpive të braktisura me çmimin simbolik 1 euro.