Euro sërish në rënie. Një euro u këmbye këtë të shtunë me 121.48 lekë. Në këtë mënyrë u shënua dita e nëntë me rradhë që euro është drejt zbritjes.
Ekspertët e tregut të këmbimeve valutore, pohuan se tregu është rikthyer në ekuilibër. Kjo ka ndodhur pasi ndërhyrjet e bankave në blerje ndikuan në forcimin e monedhës së përbashkët në ditët e fundit të muajit gusht.
Ata shprehen se tregu i është rikthyer ndikimit të kërkesë ofertës. Euro ka qenë i luhatur prej muaj me rradhë. Kryesisht ka qëndruar në shifrat midis 121.5 dhe 122 lekëve.
Ekspertët e tregut presin që të vazhdojë të këmbehet në këto nivele, përveçse nëse do të ketë luhatje të mëdha sa i përket bursave ndërkombëtare.