Ura e artë që është bërë virale në të gjithë botën në malet e Vietnam, karakterizohet nga bimësi e dendur dhe shpesh mbulohet nga mjegulla që e bën peizazhin të duket sikur ndodhet diku midis parajsës dhe tokës.
E veçanta e kësaj ure janë edhe dy duart gjigante betoni, të cilat ngrihen nga toka për të mbajtur urën e artë, të mbushur me vizitorë të mahnitur që bëjnë “selfie”. E projektuar që t’i bëjë vizitorët të ndihen sikur po shëtisin mbi një rrugicë që qëndron mbi “duart e Zotave”, ura e artë ka tërhequr turma vizitorësh.
Hyjnitë zakonisht portretizohen si imazhe me forca të mbinatyrshme të njerëzve. Kjo është arsyeja pse dy duart duket se u ofrojnë njerëzve urën si dhuratë nga natyra.
Imazhet e urës janë bërë virale në mediet sociale, madje duke surprizuar edhe vet arkitektin, që nuk e kishte imagjinuar se ideja do të tërhiqte kaq shumë vëmendje.
Vendi komunist tenton prej kohësh të rrisë numrin e vizitorëve dhe të pozicionohet si një destinacion që nuk duhet humbur në Azinë Juglindore dhe duket se po ia arrijnë mësëmiri qëllimin.
