Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur dje, me anë të një postimi në rrjetet sociale, se pas negociatave të tej zgjatura që si përfundim ishin të pasuksesshme, qeveria u angazhua drejtpërdrejtë në bërjen e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë që të mos humbej koha.
“Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standardeve më të larta teknike e arkitektonike, tha kryeministri Rama.
Ai njoftoi gjithashtu se, më shumë detaje për këtë projekt do të jepen sot në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”.
Kjo vepër e rëndësishme në infrastrukturën ajrore të vendit, do të rrisë shumë interesin industrial në gjithë zonën që do të sjellë një periudhë të re për turizmin, por edhe për investimet që sjellin zhvillim ekonomik.