Një kuti vazelinë mund të ju vijë në ndihmë për çdo situatë që mund të keni gjatë ditës. Prej rreth 10 vitesh, ajo përdoret gjerësisht për trajtimin e saj multidimensional.
Vazelina është një produkt i cili përdoret vetëm I përhapur në sipërfaqe, dhe nuk shërben për tu konsumuar.
Sipas dermatologëve në Akademinë Amerikane të Dermatologjisë, vazelina krijon një barrierë mbrojtëse për të ndihmuar lëkurën të shërohet dhe që të mbajë lagështinë.
-Hidratues
Pasi të bëni dush, aplikoni vazelinë në pjesët e thata ose të dëmtuara, kryesisht tek thembrat e plasaritura.
-Heq makeup-in në sy
Vetëm masazhoni vazelinë mbi kapakët e syve dhe më pas fshijini me pak pambuk. Rimeli, toni i syve apo peneli do të hiqen shumë lehtë.
-Parandalon këputjen dhe hidraton majat e flokëve
Nëse keni probleme me majat dhe me hidratimin e flokëve drejtojuni vazelinës.
-Qerpikët
Nëse nuk keni rimel, aplikoni pak vazelinë për shkëlqim.
-Parfumi juaj do të zgjasë më tepër
Para se të hidhni parfum, lyeni qafën me vazelinë.
-Njollat e bojës së flokëve
Një problem i tillë është shumë i shpeshtë tek femrat. Para se te vendosni për të lyer flokët, aplikoni vazelinë në pjesën e ballit. Njollat do të hiqen më shpejt.