Ngrënia e kërpudhave mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës. Në këtë përfundim ka dalë një studim i zhvilluar në Japoni, dhe që është publikuar në Newsweek”.
Sipas studiuesve, ngrënia e të paktën tre herë kërpudha në javë, zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt.
Në studimin ku janë përfshirë 36499 meshkuj të moshave 40 deri 79, të vëzhguar gjatë 13 viteve, pjesëmarrësit janë pyetur në lidhje me zakonet e ngrënies dhe mënyrën e jetesës.
Diagnostifikimi me kancer ishte 17% më i ulët tek ata persona të cilët konsumonin kërpudha të paktën tre herë brenda javës se sa tek ata që konsumojnë një herë të vetme.
Kjo shifër është 8% më pak tek ata që hanë kërpudha dy herë në javë.