Vjeshta përveç qetësimit të toneve politike vjen me lajme të mira edhe për projektet infrastrukturore.
Qeveria shqiptare ka në tavolinë projektin për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
Kryeministri Rama duke folur nga qyteti bregdetar sqaroi se në tavolinë janë dy opsione për ndërtimin e tij.
Së pari ndërtimi nga një kompani serioze ndërkombëtare, ose ndërtimi me paratë e buxhetit të infrastrukturës dhe më pas përzgjedhja e operatorit ndërkombëtar.
