Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Risi për shërbimet konsullore, tani mund të ankoheni tek “AmbasadaIme”

09:02 / September 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada ime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse keni një shqetësim përsa i përket shërbimeve konsullore tashmë do ta keni më të lehtë për të paraqitur kërkesën tuaj dhe për të marrë një përgjigje.

Bëhet fjalë për aplikacionin AmbasadaIme ku çdokush mund të kursejë kohë dhe para dhe të paraqesë shqetësimin e tij ndaj të gjitha përfaqësive diplomatike shqiptare në botë.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka bërë të ditur se tashmë aplikacioni është i vlefshëm.

POSTIMI I CAKAJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i kushton një vëmendje të posaçme përmirësimit të shërbimeve konsullore dhe marrëdhënies së hapur me qytetarët në përgjithësi 🤝!

Pavarësisht se tashmë është rritur ndjeshëm vëllimi dhe cilësia në shërbimet konsullore, MEPJ është e vetëdijshme ndaj shumë shqetësimeve dhe ankesave tuaja lidhur me cilësinë e shërbimeve në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë nëpër botë.

MEPJ në kuadër të mundësive të saj aktuale nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të qenë llogaridhënëse në qasje dhe efikase në shërbime. Sidoqoftë, me qëllim të parandalimit të abuzimeve të mundshme dhe shtimin e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve, ju ftojmë për një bashkëpunim më të gjerë e më të thellë në kuadër të platformës AmbasadaIme.
Pasi të shkarkoni aplikacionin AmbasadaIme, me nje një klik zgjidhni rubrikën “Raporto“.
Pas hapjes së rubrikës, vendosni të dhënat tuaja – emër, mbiemër, email dhe numër kontakti, për të evidentuar rastin në fjalë dhe lehtësuar komunikimin e përbashkët.

Pasi të keni bërë zgjedhjen e vendndodhjes dhe shërbimit që keni marrë, në hapësirën “raportimi juaj” paraqisni hollësisht shqetësimet tuaja dhe raportoni drejtpërdrejtë për probleme të çfarëdolloj natyre.

Kjo ndërmarrje e MEPJ-së nuk do të mund të realizohet asnjëherë pa pjesëmarrjen tuaj aktive dhe bashkëpunimin tuaj të hapur.

Ju lutem sillni në vëmendje çdo abuzim, problem, apo papërgjegjësi që shfaqet para jush në komunikimin me përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë.

Rubrika e re “Raporto” garanton tashmë që shqetësimet tuaja të përcillen drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet drejtuese në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Le të përpiqemi sëbashku për një shërbim sa më llogaridhënës, funksional dhe dinjitoz 🙏!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.