Sangria është një nga pijet më të dashura të vjeshtës, e ngrohtë, plot erëza dhe aromatike. Kjo pije është gjithçka të nevojitet në një mbrëmje tipike të kësaj stine të bukur.
Origjinën e ka nga Portugalia dhe Spanja, emri ‘sangria’ mendohet të jetë huazuar nga fjala spanjolle ‘sangre’ që do të thotë ‘gjak’ duke iu referuar ngjyrës së kuqe të pijes.
Ja receta interesante e sangrias së ngrohtë me fruta dhe erëza që t’i jepni shije, aromë dhe shpirt festiv mbrëmjeve të kësaj stine.
Ju nevojiten:
1 shishe me verë të kuqe
1 gotë me liker
3 gota me lëng shege
350 gramë boronica ose fruta pylli të freskëta
2 filxhanë çaji me kokrra shege
1 gotë e gjysmë me lëng boronice ose boronicë të kuqe
1 gotë me ujë mineral
1 pako me erëza aromatike
Përgatitja
- Përzieni verën dhe likerin në një brokë.
- Shtoni frutat, mbulojeni dhe lërini përbërësit të qëndrojnë për 3 deri në 7 ditë.
Në kohën e servirjes:
- Ziejeni lëngun e boronicës së kuqe dhe ujin e gazuar në një tenxhere të vogël. Shtoni erëzat aromatike dhe lërini të qëndrojnë së bashku për 15-30 minuta.
- Pas ftohjes, lëngun e zier të boronicës hidheni në brokën e verës dhe përziejeni me të.
- Sangrian mund ta servirni të ngrohtë ose në temperaturë ambient por mos harroni të shtoni frutat.

