Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U nda për borxhin, emigranti: Si më mori vjehrri mijëra euro

15:42 / January 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhenderi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia e Pellumb Bajrajkurtaj, i cili akuzon vjehrrin e tij dhe baxhanakun e tij se i kanë marrë një shumë të madhe eurosh dhe nuk i kanë kthyer, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’. 48-vjeçari, emigrant shqiptar në Itali tregon në studion e ‘News24’ se prej vitesh kishte punuar me sakrifica.

Ai tregon se disa mijëra euro ia ka dërguar vjehrrit, ndërsa 4500 euro baxhanakut, të gjitha shumat që janë marre prej tyre janë të verifikueshme në telefon, por teksa vendosi të kërkonte që paratë e tij t’i ktheheshin filluan konfliktet ne familje. Vjehrri i ka kthyer nje pjese parash, ndërkohë që nuk pranon t’i kthejë 8 mije euro të tjera, shkruan “BalkanWeb”.

48-vjeçari ka kërkuar ndihmën e bashkëshortes, por teksa ajo mbështeti të atin ai vendosi të largohet nga banesa dhe te dorëzojë në gjykatën e Shkodrës kërkesë padinë për divorc. Ajo jeton së bashku me 2 djemtë, dhe prej gati 1 viti ata nuk jetojnë më. Pellumb Bajrakurtaj thotë se familja e tij u shkatërrua pas 19 vitesh si pasojë e vjehrrit dhe nuk po gjen asnjë rruge për t’i dhënë fund këtij konflikti.

“Nusen e njoha me shkuesi. U nisa me gruan me gomone në Itali në vitin 2000. Më ndihmoi vjehrri im me borxh dhe më pas i dërgova 1 mijë lireta. Gruaja ishte shtatzënë dhe e lash në shtëpi për 4 vite. Lindi fëmija i parë dhe vetëm unë kam punuar. Kemi jetuar, jemi ushqyer. Pasi kam mbledhur lekë bashkë me gruan, ia çuam 6 mijë euro vjehrrit për t’i mbyllur. Më pas i çova 22 mijë euro të tjera. Ia nisa me kunatin. Pse mos të mi japë ato lekë. I dhashë 46 mijë euro, por në fakt i kisha dhënë 50 mijë euro. Si kam marrë këto lekë. Gruaja ime ka qenë në dijeni të gjithë kësaj, ndaj para 8 muajsh ia hoqa unazën nga dora”, tha Bajrajkurtaj. Gsh.al/

Euro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.