Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, studiuesi Erald Kapri ka publikuar një foto të rrallë të pistoletës tip “Revolver”, e cila i përkiste Mbretit Ahmet Zogu.
“Një revolver i rrallë bërë me porosi për Mbretin Zog me gdhendje të artë “A. Zogu” në të. Truproja e Zogut ia fali oficerit polak Michael Lis (Michal Gradowski) i cili luftoi një vit në Shqipëri nën uniformën britanike. Sot, pjesë e koleksionit të armëve në Muzeun Imperal të Luftës në Londër”, – shkruan Kapri.

