Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në kongresin e shtatë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, prej nga ka premtuar se do të rrisë pagën minimale kur të vijë në pushtet.
“Brenda 6 muajve të parë të qeverisjes rrisim pagën minimale në 300 euro. Deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në 400 euro”, deklaroi Basha.
Na duhet një drejtim i ri tha ai duke u shprehur se vendi është në marsh “in dietro”.
“Do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe çdo qindarkë që shkon për oligarkët dhe pushtetarët, do ta çojmë për rritjen e pagave, pensioneve dhe për të investuar për të ardhmen e fëmijëve tanë.”, paralajmëroi ai.
