Vaji i ullirit është një vaj fantastik për riparimin dhe ushqimin e flokëve – kështu që do ta gjeni në shumë trajtime, shampon dhe produkte të ndryshme për flokë. Por gjithashtu vaji i ullirit ka të njëjtat efekte të dobishme edhe tek vetullat.
Ai përmban acide yndyrore, si dhe vitamina E dhe K, të cilat funksionojnë duke zbutur, hidratuar, riparuar dhe mbrojtur vetullat, duke i bërë të rriten me shpejtë.
Por prit! Ka edhe një përfitim tjetër.
Studimet kanë treguar që vaji i ullirit mund të frenojë një hormon që shkakton humbjen e flokëve. Kështu, përdorimi i përditshëm i vajit të ullirit në vetullat mund të parandalojë humbjen e qimeve me kalimin e kohës.
Para se të flini mund të aplikoni pak vaj ulliri në vetullat tuaja. Lëreni gjatë natës dhe pastrojeni në mëngjes.