E ndërsa Maqedonia do të fillojë menjëherë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian, Shqipëria duhet të plotësojë një listë me kushte. Në një intervistë për “European Western Balkan”, eksperti në këshillin për politikat e demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, thekson se negociatat do të hapen falë një marrëveshjeje brenda koalicionit qeverisës në Gjermani dhe falë bisedimeve mes Parisit dhe Berlinit. “Këtë herë duket se edhe Maqedonia, edhe Shqipëria do t’i hapin negociatat falë një marrëveshjeje brenda koalicionit qeverisës në Gjermani dhe falë bisedimeve mes Parisit dhe Berlinit”, parashikon ai. Por Bodo Weber e thotë qartë se ndonëse mund të mos ndahet çifti shqiptaro-maqedonas, të dy vendet nuk do të vlerësohen njësoj. Për Shqipërinë pritet të ketë kushte të forta të cilat i la të kuptoheshin edhe vëtë kryeministi Rama në ato që tha pas vizitës së fundit në Berlin. Sipas Weber “zgjidhja duket se do të jetë një ndjarje e pjesshme e çiftit shqiptaro-maqedonas, në të cilin Maqedonia e Veriut do të marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar, ndërsa Shqipëria një dritë jeshile të kushtëzuar”.
Ai nënvizon se maqedonia u ndëshkua si dëm kolateral i Shqipërisë për dy herë me radhë. “Në qershorin e shkuar (20180 kjo u shndërrua në një përplasje mes Parisit dhe Berlinit. Parisi e bllokonte procesin ndërsa Berlini dote tu’a ndizte dreitën jeshile të dy vendeve në të njëjtën kohë. Ky polarizim përreth Shqipërisë bëri që të digjej edhe fqinji i saj. Ndoshta Franca do të kishte rënë daokord për hapjen e negociatave me Maqedoninë, nëse ajo do të ishte ndarë nga Shqipëria”, ka shpjeguar Bodo Weber për European Ëstern Balkan. Më pas ai ka shtuar se kësaj kontradikte Franko Gjermane, një vit më pas iu shtua edhe një tjetër, ajo mes dy aleatëve të majtë dhe të djathtë brenda koalicionit mes të djathtës dhe të majtës në Berlin.
“Në qershor të këtij viti (2019) dëmin kolateral u transferuan në gjirin e koalicionit qeverisës në Berlin. Social demokratët ishin për hapjen e negociatave me Shqipërinë ndërsa në CSU CDU ishin kundër kësaj ideje”, thotë Bodo Weber.
