Protesta studentore një vit më parë shkundi qeverinë, e cila si një përgjigje ndaj reagimit të fortë bëri një ndryshim drastik në kabinetin qeveritar, ku u ndërruan plot 8 ministra.
Përveç kësaj ajo protestë solli një sërë ndryshimesh për sa i përket sjelljes së qeverisë ndaj universiteteve. Por pedagogët “irritohen” sërish. Në një video të publikuar në rrjetet pedagogët thonë se që nga protesta studentore dhjetë muaj më parë, nuk ka ndryshuar asgjë. Vetëm këtë vit thonë ata janë larguar 15 mijë të rinj nga Shqipëria.
“Bënë një pakt mbi universitetin që i dhanë një tutor politik çdo fakulteti, u prezantuarn për të 100 herë projekte kampusesh imagjinare, si premtimet e delenxhinjve në fushata”, thotë Rezart Prifti, pedagog.
Ai përmend me radhë premtimet që u bënë si sondazhi kombëtar për studentët, arkiva digjitale për plagjiaturat, përjashtimi nga tarifat, transparencë me buxhetet universitare, konviktet si gjithë Europa. Sipas Priftit.
Ai thotë se edukimi është mendësi dhe mungesa e saj është plaga më e madhe e shoqërisë sonë që ka nevojë për një mendësi dhe alternativë të re. “Hajde t’ia japim”, thotë pedagogu Prifti.
