Apple ka vendosur ta patentojë “Slofie”, softuerin që mundëson video të ngadalta, në mënyrë që mos të quhet ‘slofie’ edhe videot e ngjashme, që i realizojnë aplikacionet e telefonave tjerë.
“Ky është një softuer kompjuterik që mund të shkarkohet, për ta shfrytëzuar në marrjen dhe realizimin e videove” përshkruhet ky aplikacion, që duket se është shumë i rëndësishëm për prodhuesin.