Vjeshta ka ardhur, ajri po bëhet gjithnjë e më i freskët dhe së shpejti lëkura jonë e pastër e verës do t’ia lërë vendin lëkurës së thatë. Por ja disa masa të thjeshta parandaluese, sipas dermatologëve amerikanë që do të bëjnë shumë ndryshime në mënyrën se si ne dukemi apo ndjehemi gjatë ditëve të vjeshtes.

1. “Rritja e lagështirës në ajër do ndihmojë në parandalimin e tharjes së lëkurës”. Dermatologët sugjerojnë të përdorim çdo natë një makineri lagështire për rezultatet më të mira, për ta rihidratuar lëkurën për ditët që do të vinë.
2. Një serum i acidit hialuronik ose një formulë e mbushur me antioksidantë, e ndjekur nga një hidratues apo vaj do t’ju ndihmojë që ta bëni fytyrën tuaj të shkëlqejë për një kohë të gjatë. Për ta bërë më efektiv hidratimin, ekspertët rekomandojnë trajtimin e fytyrës me ujë micelar përpara gjumit. Dhe kur të vijë mëngjesi, mos harro kremin e diellit (kremi i diellit këshillohet përgjatë gjithë vitit).
3. Dhe në fund, për një shkëlqim të pakrahasueshëm, mbusheni dietën tuaj ushqimore me gjëra si sardele, vaj ulliri, fara liri dhe avokado, të cilat përmbajnë omega-3 dhe acide yndyrore që ndihmojnë në zëvëndësimin e yndyrnave natyrore që kanë humbur gjatë motit të ftohtë.
