Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputetja e PS-së: Karriera politike e Saimir Tahirit përfundoi me dënimin

16:36 / September 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
felaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj, njëkohësisht deputete e shumicës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë e ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report Tv deklaron se karriera politike e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka përfunduar me vendimin e dënimit që dha dje Gjykata e Shkallës së Parë te Krimet e Rënda. Deputetja e PS-së u shpreh se ish-ministrin e kap ligji i dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksione publike, pasi u dënua me burg, pavarësisht se u konvertua më pas në shërbim prove.

“E penalizon ligji i dekriminalizimit pas vuajtjes së dënimit. Çdo person që dënohet penalizohet në ligjin për dekriminalizimin. Patjetër është një dënim që e penalizon. Nuk mund të zgjidhet apo të ushtrojë funksione publike. Ne çdo rast duhet t’i referohemi një vendimi përfundimtar.

Nëse flasim për një vendim përfundimtar ligji është i qartë, vendos pengesa për personat që janë dënuar me burgim” tha ajo. Por a ka përfunduar karriera e Tahirit me këtë vendim? “Karriera e çdo kujt do të përfundojë nëse do të kishte këtë dënim” theksoi Felaj.

Por a e përjashton Saimir Tahirin edhe nga funksionet partiake në PS përfundimisht dënimi nga Krimet e Rënda?  “Askush as PS dhe as tjetër nuk është në gjendje të gjëmojë bindjet e brendshme të dikujt, as për rastin në fjalë nuk do të kisha një përgjigje. Por për të filluar punë në institucione ku zgjidhesh në administratë apo tjetër kemi vendosur pengesa për ata që kanë dënime me burgim, apo është dhënë një masë sigurimi nga një shtet i BE-së dhe është disponuar një masë dëbimi.

Nëse i rrimë strikt e shoh të pamundur që në një afat kohor të gjatë ti rikthehen jetës publike apo ushtrimin të funksioneve. Nuk di ndonjë rast që PS-ja të ketë inkurajuar dikë që të qëndrojë nëse është zbuluar nga ligji i dekriminalizimit. Kjo është një sjellje e mirë, Rama është shprehur i pari për të përmirësuar ligjin. Ne kemi ligjin, këtë barrierë kemi vendosur të jetë më e fortë dhe e qëndrueshme prandaj duam ta përmirësojmë” tha ajo.

felaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.