Ndoshta na ka ndodhur vetë, ndoshta kemi dëgjuar nëpërmjet të tjerëve, ndoshta i kemi të afërm, por lidhjet në distancë gjithmonë mbeten një çështje e kompikuar.
Funksionimi i tyre apo jo, jo më kot ngre pikëpyetje nëse dy partnerë ja dalin mbanë apo jo të mbajnë gjallë ndjenjën e dashurisë për njëri-tjetrin. Megjithatë, psikologët i qëndrojnë mendimit se ndjenjat nuk mund t’i mposhtë largësia, por sigurisht që mund t’i ftohë ato.
Në fakt, ekzistojnë disa gjëra që mund të bëni për të shmangur këtë lloj frike kur mundësitë për të qenë afër janë tejet të kufizuara.
Flisni sa më shumë për objektivat që ka secili prej jush.
Edhe pse jeni larg njëri-tjetrit, domosdoshmërisht kjo nuk do të thotë se cënohen objektivat tuaja të përbashkëta. Të pasurit ide të qarta dhe qëndrimi afër njëri-tjetrit nëpërmjet bisedave, ndikon shumë në marrëdhënien tuaj.
Mos e teproni me xhelozinë.
Është shkatërrues i lidhjes tuaj. Të ndodhesh larg partnerit, jo domosdoshmërisht do të thotë që të bluash në kokë se ku ai ndodhet apo në shoqërinë e kujt. Nëse nuk mund ta shmangni dot, do të bënit mirë nëse e rimendoni çështjen e marrëdhënies në distancë.
Vizitojeni sa më shpesh të mundeni.
Sapo t’ju krijohet mundësia, planifikoni pushime së bashku. Ajo që ka rëndësi është koha e shpenzuar me njëri-tjetrin.
Përdorni rrjetet sociale për të treguar se me se po merreni.
Megjithëse shumë prej nesh ankohen prej teknologjisë, është një mënyrë e mirë për të komunikuar në secilën periudhë të ditës.