Pak kush nga ne është vënë në dijeni të benefiteve që sjell aronia, ky frut i vogël për trupin tonë. Sikurse edhe e shikoni në foto, aronia është ngjyrë vjollcë, me përmasa të vogla, mirëpo shumë i fuqishëm.
Kjo lloj kokrre ka një shije të veçantë që rrudh qiellzën dhe që ngjan me thartësinë e rrushit të verës. Ato mund të blihen dhe të hahen të gjalla. Janë shoqërues i mirë i ëmbëlsirave, mund të bëhen lëngje të ndryshmeve, shurup, reçel apo edhe verë.
Ndodhur në këto kushte, padyshim mund ky lloj fruti ka edhe një sërë vetish shëndetësore;
Forcon enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut
Kokrrat e Aronias janë në gjendje të përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Ato i bëjnë enët e gjakut më të forta dhe zvogëlojnë rreziqet që vijnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve në organizëm janë radikalet e lira, dhe kokrrat e Aronias parandalojnë formimin e këtyre radikaleve, duke shmangur diabetin apo simptoma të tjera kardiovaskulare.
Duke qenë se ato përmbajnë një sasi të lartë fenole që disinfektojnë gjakun, përshpejtojnë shërimin e plagëve, largojnë në mënyrë të ndjeshme toksinat, ulin inflamacionit ndërsa enët i gjakut i bëjnë më elastike.
Burim antioksidantësh
Kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve që mund të përmbushë një frut. Aronia është e pasur me antioksidantë, ndërsa ka aftësi marramendëse për përthithjen e oksigjenit.
-Këto lloj kokrrash kanë edhe efekte të tjera në organizëm, përmendim këtu;
-Parandalon dhe ndihmon me trajtimin e diabetit
-Ndikon në sistemin tretës
-Luan rol kundër inflamacionit dhe viruseve
-Mbron sytë
-Mbron shëndetin e traktit urinar
-Mban peshën nën kontroll.
Aronia është ndër ato fruta, i cili nuk është i kultivuar më parë dhe nuk gjendet në formë të egër.