Kryeministri Rama porositi sot në Velipojë kryetarët e 15 bashkive të rajonit të Veriut që të ndërtojnë “këshillin e qytetarëve” dhe të dëgjojnë me vëmendje kërkesat, ankesat dhe sugjerimet e tyre.
Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka rëndësi cilat janë bindjet politike të këshilltarëve, le të jenë me bindje të ndryshme politike, edhe të djathta, mjafton që ato kanë reputacion në komunitet dhe ndihmojnë në zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve.
Rama kërkoi gjithashtu nga kryebashkiakët të nisin zgjedhjen e kryepleqëve të fshatrave, duke synuar që në krye të do fshati të zgjidhen persona që janë korrektë, janë të ndershëm, kanë mbështetjen e komunitetit. /tirananews.al/
