Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kur Spiropali ironizonte Metën: Qameti nga tërmeti nuk na ndodhi, por po pres të dëgjoj kush do e digjte Kuvendin

17:50 / September 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elisa Spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 12 shtator Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali iu drejtua me një mesazh Presidentit të vendit, Ilir Meta.

Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali tha se Meta flet me gjuhën e opozitës, dhe se Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për t’u kthyer Ilir Metën në krye të opozitës. 

“Presidenti kthen në Kuvend çdo ligj. Sulmon nëpërmjet tastierës së tij dhe zëdhënësve qeverinë dhe parlamentin. Presidenca duhet ta dijë se kthimi i këtyre ligjeve është në kundërshtim me interesin publik.

Rezervat materiale, janë vetëm të grupit A tek gruri dhe materialet e thjeshta, nuk e di pse Metës i shkon mendja menjëherë tek floriri, por këtë le ta shpjegojë Frojdi jo ne. Nevoja e ndryshimit të këtij ligji vjen nga eksperiencat e mëparshme. Gjatë kohës së emergjencave kemi pasur një vonesë të lëvrimit të mallrave.

Nuk ka rrezik për qamet financiar, se qamet fizik përmes tërmetit nuk ndodhi, por edhe për këtë presidenti të jetë sigurt që nuk do të ndodhë. Si qinigj u fsheh nga drejtësia pas cjapit legjendar të PD-së për një rrugë që i kishte e zeza me të bardhë abuzimet, por shpëtoi me një raport mjekësor.

Që presidenti të kthejë në dekrete përvuajtjet hipokrite të opozitës së rrugës nuk i kishim menduar. Por ata nuk po ia dinë mundin që Presidenti po bën. Po presim të dëgjojmë kush do ta digjte parlamentin?

Dështuan dhe vijojnë që të dështojnë, pasi nuk kanë asnjë alternativë. Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për Ilir Metën për t’u kthyer në krye të opozitës” tha nder te tjera Spiropali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

14:15 / August 1, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026

“Territorialja”, Berisha për draftin e PS: Raportin s’e paraqitën në komision, Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur

12:27 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.