Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë thote mjeku Ylli Merja.
Por kur lodhet dhe kur plaket truri. Sipas mjekut Ylli Merja nëse shikoni veten para pasqyre dhe shikoni në pjesën e sipërme të ballit rrudha të cilat fillojnë që te thellohen, kjo tregon që truri është i lodhur.
Me tej shton që nëse i keni ne dy anët e syve sytë të mbledhur dhe formojnë kanale në anësore do të thotë që kemi të bëjmë me nje tru të nervozuar por shkaqet nuk dihen dhe janë të ndryshme.
Nuk janë aspak rrudha moshe pasi nuk kanë skalitje të moshës mbi lëkurë, por janë ca antiklinale dhe sinklinale ose kurrize dhe kanale te formuara të ashpërsuara dhe të thella pa vija të vogla. Skalitjet e moshës janë krejtësisht tjetër gjë.
Ndërsa plakja e trurit ndodh kur ju me shpejtësi në mëngjes ngriheni dhe nuk qetësoheni aspak. Si dhe përdorimi i të sheqernave e lodh trurin.
Si dhe së treti sipas tij është momenti i fryerjes së zorrëve. Pasi zorra e trashë ka një segment të caktuar të saj që këto mikro element që gjënden ketu kanë të bëjnë direkt me trurin.
