Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Këshilla praktike për prindërit nga pediatria Lira Gjika

17:49 / September 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lira gjika 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pediatria e njohur Lira Gjika shpesh nëpërmjet statuseve ne profilin e saj fabebook, i ben te gjithe te reflektojnë  për sa i përket  marredhenies prind-femije.

Le te mos harrojme qe jane krijesa qe kane nevoje per kujdes dhe edukim, pavaresisht se sa te pasur apo te varfer jane prinderit! Këshillat e saj vijë nëpërmjet rrëfimeve dhe dialogeve prind-femijë apo personazhe të tjera të situatave te ndryshme në përditshmëri si edukatore, mesues etj.

Më poshtë lexoni të plotë postimin e saj ne facebook do ju bëj të gjtihëve të reflektoni.

lira gjika

“Prindër, ju që dërgoni fëmijët në çerdhe, kujdes kur largoheni, mos ikni fshehurazi fëmijës. Kjo mënyrë të vepruari është është shumë traumatike për fëmijën, pasi brënda këtij veprimi është braktisja dhe gënjeshtra. Nëna i thotë fëmijës se do të shkojnë në kopësht sëbashku dhe sa arrijnë aty, nëna zhduket papritur dhe fëmija mbetet vetëm në krahët e një gruaje të panjohur në një mjedis të panjohur.

Fëmija në moment pushtohet nga dyshimi, frika, trishtimi dhe inati. Gjëja e parë që mendon fëmija, është që nëna nuk e do më dhe do të shpëtojë nga fëmija. Veprimi i duhur është, që nëna me qetësi, duhet të largohet duke e përshëndetur fëmijën dhe të mos influencohet nga sjellja e sajë apo e tijë, pra të qarat e fëmijës. Kur nëna ikën e sigurt dhe e qetë duke e përshëndetur fëmijën, kjo sjellje e nënës është sjellje siguruese për fëmijën, natyrisht jo në çast, por i lë të kuptojë që nëna e beson personin që e ka marrë në krahë.

I tregon se në vëndin që e ka sjellë dhe do të kalojë disa orë të ditës, ështëi i sigurt dhe nuk ka përse të trëmbet. Nëna apo babai duhet të kenë kujdes që të shkojnë ta marrë fëmijën në orën që i kanë premtuar fëmijës. E qara e fëmijës ka disa arësye. Një shkak i të qarit mund të jetë se nuk do të rrijë vetëm pa nënën dhe kur qan e di që nëna vjen dhe rri me të.

Një shkak tjetër, mund të jetë kur e qara është kthyer në sjellje, fëmija i arrin gjërat pasi qan fort. Dhe një shkak i tretë, e qara është forma më e mirë për të demostruar vuajtjen e vet dhe nuk është e dëmshme siç e mendoni. Më mirë ta tregojë vuajtjen dhe edukatorja pranë fëmijës ta ngushëllojë duke i dhënë të drejtë që është i/e mërzitur. Dhe do të ishte shumë mirë ti thoshte, se nuk ka trimëri më të madhe se të përballosh ndarjen nga mami kur vjen në kopësht.

Qëndrimi i edukatores në këto raste është shumë i rëndësishëm, ajo ose e qetëson fëmijën dhe i shton besimin te nëna ose e trëmb dhe e nënshtron fëmijën”.
Lira Gjika.

lira gjika 2

Lira Gjika pedriatre per prinderit praktike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.