Të paktën 120 banorë të Qarkut Dibër, kryesisht të bashkive Mat e Klos janë ankuar se banesat e tyre kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i një dite më parë.
Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu dhe kryetarët e bashkive Mat e Klos, Agron Malaj e Ilmi Hoxha kanë ngritur menjëherë shtabet e emergjencave civile si dhe grupet e konstatimit. Këto të fundit kanë mbërritur pranë çdo banori që është ankuar dhe kanë parë nga afër situatën e krijuar.
Burime pranë shtabit të emergjencave të Prefekturës Dibër sqaruan se jo të gjitha ankesat kanë të bëjnë me tërmetin e të shtunës, por të paktën 80 banesa kanë pësuar dëmtime të lehta, plasaritje, dëmtime të çative, prishje të mureve, etj. Një banesë në Malin e Lezit, në njësina administrative Gurrë, u shemb dhe familjarët u sistemuan tek fqinjët e tyre. /tirananews.al/