Dëmtimeve nga tërmeti i djeshëm nuk i ka shpëtuar as i ashtuquajturi “pallat i ministrave”, një pallat ikonik që ndodhet te Liqeni Artificial në Tiranë.
Kështu e quajnë banorët pallatin, për shkak se aty jetojnë apo kanë jetuar personazhe të njohur të politikës dhe jo vetëm.
Sipas fotografive që qarkullojnë në rrjetet sociale, pallati ka pësuar çarje në muret në katin e parë.