Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Elon Musk është cilësuar si lideri më frymëzues në teknologji për vitin 2019

13:41 / September 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
space
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim i kohëve të fundit që përfshin mbi 3,600 punëtorë në industrinë e teknologjisë ka zbuluar se Drejtuesi i SpaceX dhe Tesla Elon Musk, është lideri “më frymëzues” në këtë industri për vitin 2019.

Pas Musk renditen titanët e tjerë të teknologjisë të disa prej kompanive më të mëdha në botë, përfshirë Jeff Bezos-in e Amazon dhe Satya Nadella të kompanisë Microsoft.

Ekzistojnë disa arsye pse CEO i SpaceX dhe Tesla u vlerësua si më frymëzuesi. Një nga këto arsye është fakti që Musk nuk frikësohet t’i vendosë vetes qëllime të mëdha.

Në një kohë kur ideja e fluturimit privat hapësinor konsiderohej e çmendur, ose ideja e një makine elektrike konsiderohej e papranueshme, me vendosmërinë e Musk-ut këto gjëra tani janë bërë realitet. Musk ka një tendencë të mos i mbajë premtimet për shkak të optimizmit të tij, por gjithsesi ai i përmbush ato, edhe pse pak vonë.

most inspiring leader in tech 2019

Një arsye tjetër e cilësive frymëzuese të Musk-ut është mungesa e hezitimit të tij për të vendosur veten në rrezik. Gjatë ditëve të para të SpaceX, Musk investoi gjithçka në suksesin e kompanisë hapësinore dhe udhëhoqi Tesla-n gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Musk kurrë nuk e ka braktisur këtë zakon. Ai fjeti në një divan në njërën prej dhomave të konferencave të fabrikës së Tesla-s, kur kompania po përballej me probleme të mëdha. Kur u pyetën pse vendos ta fusë veten në rrezik, ai u tregua i sinqertë.

“Arsyeja që fjeta në dysheme nuk ishte se unë doja që rrethanat e mija të ishin qëllimisht më të vështira se kushdo tjetër në kompani. Çfarëdo dhimbjeje që ndjenë ata, unë doja që imja të ishte më e madhe. Kjo është arsyeja pse e bëra këtë”, tha ai.

E njëjta gjë vlen për përmirësimet e kompanisë në teknologjinë e saj Autopilot. Në një deklaratë për shtypin, anëtarët e ekipit të zhvillimit të kësaj teknologjie zbuluan se Musk përdor veten si subjektin kryesor të testimit për sistemet e kompanisë. Kjo rezulton në një rrezik për CEO-n, sa anëtarët e ekipit deklaruan se Musk e gjen veten në “situata në të cilat shumë prej nesh nuk do të dëshironin të futeshin” / Businessmagazine/

Elon frymezues Musk teknologji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendet evropiane që përdorin më shumë inteligjencën artificiale

19:59 / December 29, 2025

Mashtrimet e inteligjencës artificiale me zërin tuaj, si mund ta përdorin kriminelët numrin tuaj të celularit

20:25 / December 8, 2025

Rama për Politico: Në pranverë Diella është gati për intervista live

22:59 / October 29, 2025

Tirana Slush’D 2025: Edicioni i dytë kthehet më i madh dhe më i guximshëm në Piramidën e Tiranës

23:00 / October 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.