Autori francez Yann Moix u vë në qendër të vëmendjes së medias, kur deklaroi një javë më parë se te gratë mbi 50 vjeç nuk ka asgjë për t’u dashur dhe ai preferon trupat e vajzave 25 vjeçare. Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “N’est Pas Couché”, ai foli sërish për këtë temë dhe nuk ishte falja që prisnim.
I pyetur se si do të reagonte ndaj kritikave, Yann u shpreh:
“Mallkimi që kam, ju mendoni se është argëtuese, por thjesht nuk mund të dëshiroj gra të moshës sime. Nuk është diçka për t’u patur zili, është diçka vërtet e trishtueshme më vonë. Nuk do të kërkoj falje sepse nuk doja të lëndoja askënd. Nuk mund të jem përgjegjës për prirjet e mia, për prirjet dhe shijet e mia… Nuk ka gjyq për shijet, dhe nuk mund të ndaloja impulset, prirjet e mia për arsye që të kishin të bëjnë me moralin dhe gjyqin e shijeve.”
Pra, Yann është i vendosur për deklaratat që ka bërë pavarësisht se shumë aktivistë apo personazhë publikë reaguan kundër tij.