Një ditë pas ‘Fake News-it’ të shpërndarë nga portali Syri.net,Drejtori i kësaj medie, Çim Peka është në kërkim policor dhe po i fshihet policisë. Lajmin e ka bërë të ditur, zv/kryeministri i vendit Erion Braçe në studion e Eni Vasilit, ‘Open’ , ku ka thënë se duhet që Peka të dëshmojë në polici.
“Në dijeninë time drejtuesi i këtij portali është fshehur. I bëj thirrje të paraqitet në polici. Policia ka nevojë për dëshmine e atij njeriu dhe ky njeri duhet të paraqitet atje. Nuk është punë me gazetarët kjo histori. Kjo ngjarje nuk ka nisur sot në atë portal. Kanë gjashtë javë që e kanë bërë personazh duke ia transformuar ato që thotë nëpër intervista sizmiologut grek” ka thënë Braçe
Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë lajm ku thuhej se një tërmet i madh do të godiste vendin tonë madje parashikohej edhe ora, gjë e pamundur shkencërisht.
