Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Partitë serbe në Kosovë: Akuza të ndërsjella për kërcënime dhe shantazhe në prag të zgjedhjeve

23:51 / September 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbet e kosoves
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor në Kosovë, do të fillojë zyrtarisht më 25 shtator dhe do të zgjasë 10 ditë. Në garë janë 25 subjekte politike, prej të cilave 4 janë të komunitetit serb, koalicioni “Liria” me seli në Graçanicë, Partia e Pavarur Liberale, po ashtu me seli në Graçanicë, Partia e Serbëve të Kosovës, me seli në Leposaviq, si dhe Lista Serbe, me seli në Mitrovicën Veriore, e cila ka pushtetin lokal në 10 komunat me shumicë serbe. Kjo e fundit, në mandatin e kaluar të legjislativit ka pasur 9 nga 10 ulëset e garantuara për deputetët e komunitetit serb.

Ndonëse fushata zgjedhore ende nuk ka nisur zyrtarisht, akuzat, para së gjithash ndaj Listës Serbe, të cilën e mbështetë Beogradi zyrtar, janë të shumta. Kandidati për kryeministër, Nenad Rashiq, thotë që qëllimi i këtij koalicioni është që popullit serb të Kosovës t’i kthehet dinjiteti dhe e drejta për të vendosur vet. Megjithatë, ai thekson që kushtet në terren janë jonormale dhe se nuk po zgjidhen mjetet për të arritur në pushtet. Prandaj, siç thotë ai, kushtet për zgjedhje të ndershme dhe korrekte nuk kanë bazë.

Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është i kënaqur me kushtet për fushatë, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka vendosur për të gjitha partitë. Por, sipas tij, situata në terren është duke diktuar kushte mjaft të vështira për të nisur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore. Shantazhet dhe kërcënimet me humbje të vendeve të punës ndaj qytetarëve, siç thotë ai, tashmë janë bërë përditshmëri.

“Këto kërcënime shkojnë aq larg, sa që një zonjë, e cila është kandidate në listën e Partisë së Serbëve të Kosovës dhe është punëtore në Komunën e Leposaviqit, i është dhënë për detyrë që t’ua sjellë listën prej 15 votave të sigurta për Listën Serbe. A mund ta paramendoni që një kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të kërcënohet dhe t’i bëhet shantazh me humbjen e vendit të punës, sepse i duhet që për një parti tjetër të sjellë 15 vota të sigurta. Natyrisht që ato vota nuk do t’ua sigurojë dhe natyrisht që këtë kërcënim do ta denoncojë në polici”, tha Jabllanoviq.

“Petroviq, i cili është ushtrues detyre në Postën e Kosovës për integrimin e pakicave, ka thirrur takim, në të cilin ka kërcënuar dhe për këtë janë njoftuar organet kompetente. Punëtorët serbë të Postës së Kosovës, më pas, janë ftuar në procedurë disiplinore. Këto fakte ne ia kemi dorëzuar edhe misionit mbikëqyrës të BE-së. Është tjetër gjë të thuash dhe tjetër të kesh dëshmi. Pra, kemi një zotëri që është drejtor që e ka partinë e tij, është drejtor i Postës dhe i cili i thërret punëtorët e tij dhe i kërcënon. Ky është kërcënim i drejtpërdrejtë dhe shantazh”, tha Jevtiq.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

20:19 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.