Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze / Kushtet e Bundestangut ndajnë Shqipërinë, në “pro dhe kundër”, Reformës në Drejtësi

20:39 / September 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Bundestagu gjerman i dha miratimin e tij qeverisë federale, që të miratojë vendimin e Këshillit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky është vendimi që i nevojitet qeverisë gjemrane prej Bundestagut, lidhur me hapjen e negociatsve për Shqipërinë.

Më poshtë Bundestagu ka vendosur një sër kushtesh që duhet të realizohen gjatë procesit të negociatave të cilat detyrojnë qeverinë gjermane që ti ndjek në raport me hapat e mëtejshëmtë Shqipërisë.

Ajo që qeveria gjermane çon në Bruksel nga vendimi i Bundestagut është miratimi i hapjes së negociatave. Në këtë pikë Shqipëria ka kaluar një postabllok të fort, dhe ndoshta më të vemendshmin dhe më seriozin ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Kushtet në tërësi janë procesi në vazhdim i Reformës në Drejtësi, ndaj të cilës ka një betejë reale kundër nga Presidennti i Republikës dhe opozita, por që është një proces i pakthyeshëm, i padevijueshëm dhe i panegociueshëm, që vlen më shumë për Shqipërinë se sa për Bundestangun, apo vendet e tjera evropiane.

Nëse dhe Franca dhe Hollanda japin votnë pro në parim dhe theksojnë këto kushte, atëhere procesi i hapjes së negociatave të Shqipëirsë për në BE, q   uhet i filluar dhe vazhdimi do të jetë një betejë e vazhdueshme mes mbështetësve të Reformës në Drejtesi dhe kundërshtarëve të saj, duke e kthyer atë në një betejë reale politike të forcave pro perëndimore dhe kundërshtarëve të frymës perëndimore në drejtësi.

Të gjitha kushtet e vendosura nga Bundestangu në fakt janë më të mira se vet procesi i anëtarsimit, pasi ato janë çfarë kërkon çdo qyetar shqiptar. Ngritja e SPAK, e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lart, fillimi i procesit të ndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar shprehja për legjitimitetin e 30 Qershorit, janë kërkesa të çdo qytetari shqiptar që edhe nëse nuk do ishin kushte gjatë negociatave do të ishte objektiv politik i qeverisë shqiptare.

E vetmja gjë që vlen politikisht nga kushtet që po na vendosen për negociatat, është se tani e tutje beteja për Reformën në Drejtësi është bashkuar dhe është bërë një me betejën për anëtarsimin në Bashkimin Evropian, ashtu siç dhe kundërshtimi i ngritjes së institucioneve të Reformës në Drejtësi është dhe betejë kundër antarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një farë mënyre Bundestangu, por ndoshta dhe ndonjë vend tjetër perëndimor, ka bërë objektiva të vetat, objektivat e mbështetësve të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke e ndarë shoqërinë shqiptare në pro anëtarsimit në BE dhe kundër antarësimit në BE, sipas kriterit, kush është pro Reformës në Drejtësi është dhe pro BE dhe kush është kundër Reformës në Drejtësi, është dhe kundër anëtarsimit në BE.

Kështu që sot e tutje këta që janë kundër Reformës në Drejtësi e kanë të ndaluar të qajnë, ose së paku ti kursejnë lotët, kur flasin për procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE, pasi ata janë problemi. Këto kushtet e Evropës për Reformën në Drejtësi janë një mallkim për ta dhe gjithë forcat antiperëndimore të Shqipërisë.

Bundestangu Reformës në Drejtësi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.