Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjashtë arsye pse ndahen çiftet shqiptare

15:19 / April 26, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndahen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpeshherë dashuria ndalet në gjysmë si pasojë e ndonjë gabimi të njërit partner apo konflikteve me njëri-tjetrin.

Edhe pse çiftet thonë se ai/ajo që dashuron edhe fal duket që kjo nuk është plotësisht e vërtetë pasi që në shoqërinë shqiptare disa gjëra janë të pafalshme. Kjo është lista e disa arsyeve përse çiftet shqiptare ndahen, e që ne e sjellim për ju.

E kanë marrë vesh të shtëpisë: Kjo është fjalia të cilën zakonisht partneria ia thotë të dashurit e që lë të kuptojmë se familja e saj nuk e aprovon dashurinë me djalin, qoftë për shkak të moshës së re apo ndonjë arsye tjetër.

I ka pasur më shumë se dy të dashur: Sipas shumicës së djemve shqiptar, nëse një vajzë i ka pasur më shumë se 2 të dashur ajo nuk është e moralshme dhe kësisoj kjo dukuri bën që shumë çifte të ndahen për këtë arsye.

Ja ka bërë ‘like’ fotot ndonjë vajze/djali: Edhe pse thonë që xhelozia është e mirë për arsye se ai/ajo që xhelozon edhe dashuron, ndonjëherë është edhe e dëmshme. Kjo arsye se përse ndahen çiftet ndodh në rastet e xhelozisë së tepërt, ku nëse njëri nga partnerët ja pëlqen fotot dikujt atëherë lindin probleme mes çiftit.

Kanë kuptuar se janë kushëri: Fatkeqësisht edhe kjo është një dukuri mjaft e zakonshme në vendin tonë. Kjo zakonisht ndodh pas një kohe të gjatë të lidhjes, ku çifti fillon të njihet mes vete edhe familjarisht, e kur fillon njohja familjare e kuptojnë që janë të lidhur më shumë se si çift me njëri – tjetrin.

Nuk është e virgjër: Për shkak të mentalitetit, siç e quajnë disa të “prapambetur”, shumë çifte e prishin lidhjen e tyre për shkak të së kaluarës së vajzës sepse shumë meshkujve shqiptar u pengon nëse e dashura e tyre e ka humbur virgjërinë me dikë tjetër. Siç duket shqiptari në gjithçka dëshiron të jetë i pari!

Kur ia vonon fjalët në Facebook: kjo ndodh në rastet ekstreme të xhelozisë, ku nëse gjatë kohës kur janë duke biseduar me njëri-tjetrin, djali apo vajza ia vonon fjalët atëherë menjëherë fillojnë problemet. Kjo për arsye se vonimi i fjalëve lë të kuptojmë që partneri jonë gjatë kohës kur është duke biseduar me ne, është duke biseduar edhe me ndokënd tjetër. /TiranaNews/

Ciftet Ndarje Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.