Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Psikologe Valentina Telhaj: Si ndikojnë në gjendjen tonë psikologjike fatkeqësitë natyrore

17:27 / September 25, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
received 477890242764585
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Valentina Telhaj ( Kalemi) është diplomuar për 5 vite për “Psikologe Keshillimi”. Më vonë ka përfunduar Specializimin për “çrregullimin e spektrit të autizmit”. Ka përfunduar Studimet post universitare për “EMDR therapy” nga dega e psikotraumatologjis e kualifikuar nga EMDR-Europa.


Ka bërë trajnime e studime të tjera kombetare e ndërkombetare. Po vazhdon dhe sdudime post universitare “Cognitive behavior therapy “ nga “ITA” e Izraelit per Psikoterapiste “Cognitive behavior therapy” ( shkolle 3 vjeçare, aktualisht eshte ne vite te dyte).

Ka marre pjesë në shumë work-shope të tjera brenda fushës së psikologjis. Ka qen pjesmarrëse dhe si aktiviste ku ka kontribuar për të suportuar gratë e dhunuara dhe fëmijët në nevojë (vullnetarisht).

Aktualisht Valentina po punon si terapiste me fëmijë që kanë probleme “neuro zhvillimore” duke përdorur terapin “ABA”dhe “CBT”. Ndërsa pasditeve punon si psikoterapiste në zyrën e saj me fëmijë të spektrit të autizmit.

Ndërsa të gjitha çrregullimet e tjera si: çrregullime te ankthit, fobit, çrregullimet e humorit, çrregullimet e te ngrenit, panikut, çrregullimet obsesive kompulsive, çrregullimet emocionale dhe varësit punon me “Cognitive behaviour therapy “.

Valentina bën konsulenca psikologjike dhe vlerësime.

Ndiqni intervisten e me poshtme me psikologen Valentina Telhaj.

1-Meqë Shqipëria u prek nga termeti, sa të fortë janë shqiptarët ose njerezit në përgjithësi për ti kapërcyer këto situata?!

Fatkeqësit natyrore janë gjithmonë të papritura dhe të paraprakisht ndërtohen prognoza të ndryshme. Qëndrueshmëria e njerëzve varion nga personi tek personi pasues dhe nuk është shumë e lehtë të perballesh me situata të tilla sepse ndodhitë natyrore janë të prirura të ndodhin.

Shqiptarêt priren të jenë të fortë dhe te qendrueshem ndaj situatave te ndryshme sociale dhe natyrore, ndonese dekadave te fundit jane zbutur paksa. Kjo zbutje vjen si pasoje e avancimit social dhe teknologjik. Kolektiviteti eshte nje fenomen qe nuk shqitet apo shuhet aq lehte si pasoje e implementimit te saj ne shoqerine tone dhe kjo i forcon njerezit qe perballen me fenomene natyrore. Sipas nje studimi njerezit qe kalojne situata te tilla kane imunitet me te mire dhe me te fort.


2- A lënë pasoja në shëndetin mendor përjetime të tilla?

Situata te tilla kundrejt moshave te ndryshme, po arrijne te lene pasoja ne shendetin mendor sepse vihet ne pikepyetje ekzistenca e vete njeriut.

Prekja emocionale, psikologjike apo fizike me rende e perjetojne femijet. Nga frika e perjetuar dhe duke krijuar te ata fobi te ndryshme, te rriturit arrijne disi te menaxhojne me mire situata te tilla, ndersa te moshuarit kane vite dhe eksperienca te ndryshme gjate jetes se tyre por sigurisht jane shume te ndjeshem ndaj ketyre fenomeneve ku suporti emocional do i ndihmonte ta kalonin me lehte nje ngjarje te tille. Le ti duam si te jene femije te rritur.


3- Cilët janë më të prekur emocionalisht ose psikologjikisht të moshuarit, fëmijet apo tê rriturit?

Ti shpjegosh nje femije se cfare jane fatkeqesite natyrore dhe si te menaxhojme ne raste te tilla kerkon nje teknike shume delikate dhe positive sepse menyra se si ata e memorizojne reflekton ne perditshmerine e tyre dhe rutina e tyre mund te rezultojne shume problematike duke mos lene qe gjerat te rrjedhin ashtu sic duhet.

Ndersa te rriturit kane pjekuri per ta asimiluar me lehte nje shpjegim te tille por ajo qe i rrituri DUHET te bej kujdes eshte te marre informacione nga burime te sakta e te sigurta trajtimi sepse keqinformimi eshte problem me vete dhe ua shtone ankthin.

4- Si tua shpjegojnë fëmijëve kur kemi të bëjmë me fatkeqësi (fenomene) të tilla natyrore?!

Si duhet vepruar ne raste zjarri, permbytje, termeti duhet te mesohen edhe ne shkolla dhe te behen ushtrimet e duhura qe nese ndodh at ate jene te pergatitur.

Psikologjia e nje femije eshte shume delikate prandaj shpjegimi se si duhet te manovrojme dhe cfare eshte termeti duhet pershtatur pak sikurse nje loje – nje loje qe mund te rezultoje positive per te. Pra te flasim me “gjuhen” e tyre!


5- Çfarë duhet të bëjmë për tju kthyer normalitetit pas një tërmeti dhe pasojave që ai lë pas?!

Rikthimi ne normalitet kerkon kohen e vet sepse pasojat apo traumat qe perjetohen jane ne brendesi te psikologjise se femijes dhe te te rriturit. Duke u rikthyer ne rutinen e tyre tentohet te evitohen sende apo momente qe mund te rikujtohet (termeti) dhe te krijohet ajo siguria e meperparshme si nje bazament i sigurte per ta.

Duke ditur qe je duke ecur ne rruge dhe je i sigurte, ne shkolle, ne autobus, ne taksi, ne restorant, ne shtepi. Perzgjedhja e fjaleve per pershkrimin e situatave te tilla eshte decisive per te pasur nje impakt sa me pozitive.

Nese gjendja vazhdon te kete mbingarkes emocinale atehere kerkojme ndihme tek specialisti i shendetit mendor (psikologu).

6. Një mesazh për lexuesit e tirananews.al

Të lësh diçka negative nje ngjarje traumatike prapa krahëve nuk është e lehtë, por është e domosdoshme per mireqenien e shendetit mendor dhe fizike te cdo njeriu.

Me këtë mesazh Valentina e mbylli intervistën si dhe për të gjithë ata që kanë trauma në lidhje me perjetimin emocionale pas fatkeqësive natyrore duke ju ofruar edhe ndihme profesionale nepermjet terapive ne email [email protected].

/ Anduena SEFGJINI/

ndikon TELHAJ Valentina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.