Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze / Kriza vjen nga mungesa e paqes brenda opozitës

20:02 / September 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

SHBA, OSBE dhe Bashkimi Evropian u investuan që Lulzim Basha të pranonte më në fund kthimin në tryezë bisedimesh për zgjidhjen e krizës, duke e lavdëruar paraprakisht atë për hapin që duhet të hidhte. Ivi Kaso një ekspert i opozitës, u ul në tryezë, lexoi një deklaratë si Neritan Ceka në parlamentin e 1991 dhe iku duke ngritur një stuhi e cila për pak prishi tryezën.

Nervozimi erdhi nga përplasja mes opozitës parlamentare e cila është bashkëdrejtuese e Komisionit të Reformës Elektorale, dhe qëndrimeve të të dërguarit të opozitës joparlamentare.

Thelbi I konfliktit është që Lulzim Basha kërkon të kthehet në sistem, pra të pranoj dështimin e strategjisë së tij, por sfiduesit e tij, opozita parlamentare, të ndëshkohen. Me pak fjalë ai pranon që e ka humbur betejën e rrugës, por nuk pranon dot, që fitimtarët e asaj beteje, opozita që nuk pranoi të dal në rrugë, të jetë faktorë.

Ky është I vetmi rast në histori, ku një humbës kërkon të ndëshkoj fitimtarët, dhe tu vjedh atyre fitoren.

Lulzim Basha nuk ka asnjë problem me Edi Ramën në këtë histori. Edi Rama ja ka lënë opozitës të drejtën për të bërë propozimet për reformën zgjedhore. Problemi që ka opozita është se ka humbur përfaqësimin dhe nuk bie dakord çfarë ti propozoj qeverisë për të miratuar. Opozita parlamentare ka prioritet sistemin, Basha ka prioritet financimin e partive, pasi është djegur nga paratë ruse, partitë luajale të Bashës, kanë prioritet garancinë që Basha të ketë mundësi ti fus prap në parlament… Në këto kushte suksesi I tryezës parlamentare nuk varet më nga vullneti i qeverisë, pasi ajo ja ka deleguar opozitës të drejtat e propozimeve, por nga paqja brenda opozitës.

Lulzim Basha para se të dërgoj Ivi Kason me një cop letër në tryezë sa për të bërë adetin, duhet të guxoj dhe të ulet me opozitën parlamentare, të pajtohet me ta, ti rikonsdeorj pjesë të opozitës dhe ti përdor si mekanizëm për të kthyer në sistem, Partinë Demokratike. Ata janë listë e tij, produkt I tij, dhe sfiduesit e tij. Ata e fituan betejën që nisën në Shkurt kundër Lulzim Bashës dhe tani është Basha që ka nevojë për ata, e jo ata për Bashën. Pajtimi I opozitës parlamentare me opozitën e rrugës , është e vetmja zgjidhje që opozita të ngjall shpresë dhe të diktoj rregullat në tryezën e reformës elektorale e më tutje. Dhe natyrisht Basha duhet të paguj një taksë për dështimin e revolucionit të tij. Sa e lartë është ajo e ka në dorë opozita, ajo parlamentare dhe ajo e rruugës dhe jo dy tri vet që shkojnë pas Bashës për ti mbajtur çantën. Ky është rasi kur Basha do paguaj çmimin për mungesën e lirisë dhe rregullave brenda PD së tij dhe jo për mungesën e rregullave në zgjedhjet parlamentare.

Nëse Basha nuk ka fuqi të pajtohet me të vetët, nëse nuk ka fuqi të pranoj dështimin dhe të gjej fuqi të ri bashkoj opozitën, tryeza për reformën elektorale nuk I hynë në punë askujt, pasi ne do të vazhdojmë të kemi një opozitë humbëse, të pashpresë dhe ndoshta përsëri duke bojktouar zgjedhjet nga frika e humbjes së Lulzim Bashës.

Tani që i doli turpi dhe u kthye në tryezë, mirë është ti dal turpi e të ulet me Rudina Hajdarin, Murrizin e Patozin. Se pavarësisht vrejtjeve që kemi për të, ai e ka një talent që nuk e ka askush. Nuk ka turp kur gënjen . Dhe ky është rasti kur ky talent I hyn në punë.

Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.