Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Raporti i OKB-së: Pjesa më e madhe e njerëzimit kërcënohet nga ngrohja globale

21:57 / September 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
okb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një raport i posaçëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se një pjesë e madhe e njerëzimit kërcënohet nga ndikimi shkatërrues i ngrohjes globale në oqeane dhe në pjesët e ngrira të tokës.

Raporti i Komisionit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) arrin në përfundimin se ndryshimi i klimës po përshpejton ngrohjen e oqeaneve, rritjen e nivelit të detit, shkrirjen e akullnajave dhe po shkakton probleme të tjera mjedisore.

Raporti i publikuar të mërkurën, paralajmëron më tej se nëse ngrohja globale nuk ngadalësohet, niveli i detit do të rritet gati një metër deri në fund të shekullit. Një dukuri e tillë do të rezultonte në pakësimin e popullatës së peshqve, më pak dëborë e akull si dhe uraganë më të fuqishëm.

Raporti hedh një vështrim mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike të nxitura nga njerëzit tek akullnajat apo oqeanet.

“Ai dokumenton mënyrat se si oqeani ka vepruar si një sfungjer, duke thithur dioksid karboni dhe nxehtësi për të rregulluar temperaturën. Por kjo nuk mund të mos vazhdojë kështu”, sipas nënkryetarit i IPCC-së Ko Barrett.

“Të marra së bashku, të dhënat tregojnë se oqeanet dhe shtresat e ndryshme të atmosferës kanë thithur prej dekadash të tëra nxehtësi falë ndryshimeve klimatike. Pasojat për natyrën dhe njerëzimin janë të mëdha e të rënda“, thotë ai.

Ky është raporti i tretë kryesor i IPCC-së brenda një viti lidhur me ndikimin e ndryshimeve klimatike. Publikimi i tij vjen pas protestës javën e kaluar nga miliona vetë në mbarë botën duke kërkuar veprime urgjente ndaj ndryshimeve klimatike. Raporti pason gjithashtu takimin e nivelit të lartë mbi klimën mbajtur në selinë e Kombet e Bashkuara në New York, për të cilin kritikët thanë se kishte më shumë fjalë, sesa vepra. / VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

20:19 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.