Pasi ka prekur plot aplikacione popullore si Twitter, Messenger, WhatsApp dhe iPhone, “dark mode: apo sfondi i zi që të ndihmon të kursesh bateri vjen dhe në Skype, Gmail dhe Instagram.
Në Skype kjo mundësi është e disponueshme si në versionin iOS dhe në atë me sistemin operativ Android. Dhe kjo nuk është e vetmja risi në azhornimin e bërë nga Microsoft. Ka dhe një mundësi për të planifikuar një telefonatë në grup, që më herët ishte e disponueshme vetëm për një bisedë mes dy personash.
Ndërsa Google bën të ditur se ka nisur shpërndarjen e versionit të ri të Gmail, ku është e parashikuar edhe “dark mode”. Instagram më në fund sipas faqes Android Police është duke e testuar këtë mundësi.
