Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes mbrëmjen e djeshme në Yzberisht të Tiranës.
D.V., 24 vjeç u plagos në dorë me armë zjarri, dhe ndërkohë në pranga është vënë I.A., 24 vjeç. “Nga veprimet e para hetimore rezulton se më datë 25.09.2019, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia në njoftimin e saj.
Nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e F. A., policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
