Një superjaht futurist që mundësohet plotësisht nga hidrogjeni i lëngshëm është zbuluar në Yacht Show Monaco.
Mjeti lundrues i quajtur Aqua i gjatë 112 metra, bazohet në një teknologji me hidrogjen që do të ruhet në dy depozita prej 28 tonelata secili, në një ambient -253 gradë, që sipas projektuesve garantojnë 6000 kilometra autonomi.
Jahti është i pajisur me pesë kuverta të plotë me hapësirë për 14 të ftuar, 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, studion e yogës, dhomën e bukurisë, sallon masazhesh dhe pishinë kaskaduese në kuvertën e saj të pasme.

