Jody Lulati edhe pse vetëm 17 vjeç shkëlqeu në skenën e “X Factor Greece”. Vajza me origjinë shqiptare na bëri krenarë mbrëmjen e djeshme me përfaqësimin në konkursin muzikor.
Ajo u paraqit në skenë me këngën “You know I’m no good” të Amy Winehouse dhe u vlerësua nga të gjithë.
17-vjeçarja fitoi zemrën e të katër anëtarëve të jurisë, të cilët i dhanë 4 “PO”.