Policia e shtetit doli një konferencë për mediat lidhur me operacionin KUITO, ku autoritetet zyrtare dhanë vetëm shifrën në total të drogës së sekuestruar në portin e Pireut dhe Durrësit, por jo sasinë e kapur në këtë të fundit.
Gjithashtu, në konferencën për shtyp apo dhe në deklaratat e policisë nuk del gjëkundi me pamje droga e sekuestruar çka lind dyshime se i shpallur në kërkim Gentian Malindi, ka hedhur në tokë orizin ku ndodhej pajisja GPS dhe ka marrë sasinë e drogës.
Një tjetër hije dyshimi është se pse nuk u arrestua Malindi i cili ishte në survejim për shkak të operacionit dhe duhej të ndiqej nga policia.
Të gjitha gjasat të çojnë në një dekonspirim të operacionit dhe siç e thotë dhe gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha ngrihet pyetja se kush i tradhtoi.
Lexo edhe- Zbulohet kush është pritësi i kokainës, djali i avokatit të njohur
Ja çfarë shkruan Anila Hoxha:
Cfare nuk thuhet ne konference:
1.Trafikantet kane marre vetem pakot e orizit qe me pas ne arratisje e siper ja lane policise 😁
2.Trafikantet nuk erdhen te merrnin drogen ne kontenierin tjeter, cka e detyroi policine qe nen efektin e deshtImit te shkoje dhe ti marre vete pakot dhe sot te deklaroje si droge te kapur 137 kg. Qe natyrisht ishte oriz e gjitha .
3.Njeri nga pritesit eshte peshkatar
4.Pritesi tjeter ishte roje dhe hyri permes badge te portit
5.I treti ne kerkim, ishte ai qe priste ne makinen gri me targa te huaja
6.Droga me dorezim te kontrolluar qe ishte zevendesuar me oriz ishte vetem 22 kg, dhe per kete ngarkese u kapen ata dy fakirat. Dy ngarkesat e tjera qe ne total bejne 137 kg nuk u terhoqen.
Perse ?
Kush tradhetoi ?
Ndërkaq, babai i tij, avokati i njohur në Durrës Ilir Malindi duke folur për “Panorama” ka thënë se djali i tij nuk ka lidhje me drogën dhe se është shpallur në kërkim vetëm se i është përmendur emri nga një prej të arrestuarve.
