Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet kush është pritësi i kokainës, djali i avokatit të njohur

13:11 / September 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gentian malindir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat kanë zbardhur emrin e personit të shpallur në kërkim që mendohet se është pritësi i kokainës së sekuestruar gjatë operacionit “Kuito”.

Bëhet fjalë për Gentian Malindi, 42 vjeç biznesmen dhe djali i një avokati të njohur.

Malindi ka qenë me dy të arrestuarit, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka, punonjës të portit të Durrësit, por ka kuptuar që pakot me kokainë kishin GPS dhe i ka shpëtuar policisë Në pranga përfunduan vetëm Bega dhe Mislihaka.

Lexo edhe- “Kuito”, policia jep detajet për kokainën nga Ekuadori. Ja kush ishin pritësit

Dy të arrestuarit i janë afruar kontenierit duke marrë disa pako me kokainë, e duke i çuar në një mjet me targa franceze ku ndodhej Malindi, pronar i një anije peshkimi. Por ka kuptuar se ishin zbuluar nga policia dhe u largua.

Sipas dëshmisë së dhënë nga një prej të arrestuarve, ata kanë hyrë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe kanë mundur të marrin disa nga pakot me drogë. Rruga e tyre ka vijuar drejt Shkëmbit të Kavajës, kur gjatë ecjes kanë kuptuar se diçka nuk shkonte. Ishte pikërisht Gentian Malindi që kuptoi se në pakot e kokainës kishte edhe oriz. Sipas dëshmisë dhënë para oficerëve të Ardian Begës, Malindi u ka kërkuar të mos flasin pasi në automjet mund të kishte çip, raporton shqiptarja.com.

Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për drogë. Në qershor të vitit 2013, Malindi është arrestuar pasi në një furgon mallrash u gjet nga policia 500 kilogramë kanabis, në një operacion të koduar “Sfida”. Lënda narkotike vinte nga Lazarati.

Në vitin 2015, ai ka akuzuar Policinë Kufitare se bënin kontrolle të vazhdueshme në anijen e tij për drogë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama nga Brukseli komenton protestat në Tiranë: “Revolucioni i flamingove” tërhoqi vëmendjen e botës për shkak të hijes së Donald Trump

14:49 / November 16, 2026

Mbështetje financiare për studentët, hapen aplikimet në e-Albania, kriteret për të përfituar

14:24 / November 16, 2026

Elon Musk dhe drejtues të Silicon Valley-t kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

14:08 / November 16, 2026

Pesë vende të BE planifikojnë të dërgojnë emigrantët në Ruandë, qendra pritet të hapet në vitin 2027

14:04 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.