Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Pse nuk e vrau mjeku diktatorin?” Berisha flet për Isuf Kalon: Edhe unë do ta mjekoja Enverin

15:52 / September 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishakalo1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Enver Hoxhën nuk e kam vizituar, se nuk më ka thirrur kush. Po të më thërrisnin, do ta vizitoja. Është betimi i Hipokratit”.

Kështu është shprehur ish-lideri i opozitës dhe ish-Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në studion e gazetarit Çim Peka.

I ftuar në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndër të tjera, Berisha është pyetur edhe për pjesëmarrjen e tij në promovimin e librit “Blloku” të Isuf Kalos, ish-mjekut personal të Enver Hoxhës.

Gjatë promovimit të librit, disa muaj më parë, prania e Berishës nuk ka kaluar pa u vënë re. Me këtë rast, ish-Kryeministri Sali Berisha tregoi miqësinë e tij të ngushtë me mjekun e njohur, për kohërat kur dëgjonin së bashku lajmet te BBC etj.

“Isuf Kalo është një mik i imi që në vitin e parë të karrierës sime mjekësore. Kemi qenë në një klinikë dhe kemi pasur që në fillim një shoqëri e miqësi, që nuk është lëkundur kurrë. Në ato vite, me Isuf Kalon, dëgjonim emisionet e zgjatura të BBC, rusisht, që ishin më antikomunistet e kohës. Ka qenë mjek i diktatorit Enver Hoxha. Nuk gjen një njeri që të thotë se, Isuf Kalo më tradhtoi. Ka qenë një mik luajal. Unë respektoj zgjedhjen e njeriut. Ai ka shkruar një libër, por miqësia është miqësi. Dhe e fundit, ka qenë një jetë e gjatë në diktaturë. Nuk ka njeri të thotë se pësova gjënë më të vogël nga Isuf Kalo. I kam shkuar dhe do t’i shkoj”, u shpreh Berisha.

Nisur nga përgjigjja e tij se, asokohe të dy dëgjonin një radio antikomuniste, gazetari e pyeti se përse nuk e vrau Kalo diktatorin Hoxha. Berisha u shpreh se në mes është betimi i Hipokratit dhe se edhe atij, nëse do t’i ishte kërkuar të vizitonte Enver Hoxhën, do ta kishte bërë.

“Mjeku nuk vret. Ata që presin që mjeku të vrasë të sëmurin, e kanë gabim. Enver Hoxhën nuk e kam vizituar se nuk më ka thirrur kush. Po të më thërrisnin, do ta vizitoja. Është betimi i Hipokratit”, u shpreh ish-Kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.