Një person në Londër ka goditur xhamin e makinës me një tullë ndërkohë që automjeti po ecte me 80 km/h në autostradë.
Momenti i frikshëm kur tulla goditi makinën është regjistruar nga vetë kamera e shoferit mbrëmjen e djeshme në Leeds, ndërkohë që ai manovroi për të shmangur një aksident të mundshëm.
Menjëherë video bëri xhiron e rrjetit ku pati dhe shumë reagime të njerëzve. Personi mbi urë nuk është identifikuar akoma, por sipas autoriteteve angleze raste të tilla janë shtuar shumë kohët e fundit.
Madje shumë raste janë raportuar ku shumë persona kanë përdorur drita dhe sirena policie për të trembur drejtuesit e automjeteve.
