Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Libri 500-vjeçar/ ‘Skanderbeg Princi i Epirit’ promovohet shqip në Slloveni

08:21 / January 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547535270 SkanderbegPrinciiEpirit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një libër  i botuar vitit 1544-n, në gjuhën e vjetër italiane, i titulluar “Commentario de le Cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, Principe di Epyrio”-“Skanderbeg Princi i Epirit” përkthehet pas 500-vjetësh në gjuhën shqip. Ky libër me vlera unikale për historinë e Shqipërisë dhe te rajonit është promovuar në Koper të Sllovenisë. Në çelje të promovimit, kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria”, Heset Ahmeti, e ka vlerësuar me shumë interes përkthimin e këtij libri, ndërsa për përmbajtjen e librit kanë folur dy përkthyesit e tij: Albert Gjoka dhe Frida Vokopola Gjoka. Më pas, gjatë diskutimeve të hapura u prezantuan të dhëna, fakte e tregues të shumtë rreth figurës së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, mbështetur në dokumentet e kohës.

Në promovimin e këtij libri kanë marrë pjesë anëtarë të Shoqatës Kulturore Shqiptare ‘Iliria” në Koper, kryetarja e Shoqatës Shqiptare “Ecim së bashku” nga Trieste e Italisë, Mardena Kelmendi, veprimtarja e njohur shqiptare Vitore Stefa Leka, studiuesi slloven Peter Štoka, ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, etj.  Më pas për të pranishmit përmes një diskutimi të hapur u prezantuan të dhëna, fakte e tregues rreth figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbështetur në dokumente të shekujve më parë. Gjatë veprimtarisë janë prezantuar edhe dy libra të tjerë në gjuhën shqipe, të autorëve Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka, “Gjuha e Albanëve ose Shqiptarëve” dhe “Historia dhe Gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve”. Në fund janë shpërndarë edhe libri për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të përshtatur për fëmijë dhe kalendari i përgatitur nga Zyra e Ministrit të Shtetit për Diasporën. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

20:19 / November 17, 2026

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.