Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vasili ironizon Sorecën pas qëndrimit për votën e Bundestagut: Çuditërisht u ngatërrua

11:32 / September 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca në lidhje me qëndrimin e këtij të fundit për votën pro me kushte që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan me ironi se Soreca “çuditërisht u ngatërrua” dhe sipas tij i përkthehu kushtet në elemente. Vasili thekson se Shqipëria është në krizë të rëndë politikë.

REAGIMI I VASILIT

Gjermania thote kushte Soreka i perkthen elemente,kush e ngatërroi??

Kryesuesi i Delegacionit Europian ne Tirane Soreka dje duke folur ne media per Rezoluten e Bundestagut gjerman “cuditerisht u ngaterrua” dhe tha se kushtet e qarta gjermane sipas tij na qenkan elemente.

Kushtet gjermane jane dhe mbeten te tilla dhe kete nuk e luan topi.

Qe Shqiperia ka bere regres te rende e te rrezikshem pas vitit 2017 e kendej dhe kushtet vetem jane shtuar edhe kete nuk e luan topi.

Qe Shqiperia mbeti ne menyre te turpshme pas Maqedonise se Veriut as kete nuk e luan topi.

Qe Shqiperia eshte ne krize te rende politike,qe Shqiperia nga faktor stabiliteti ne rajon eshte shnderruar ne gjeneruese tensioni,qe Shqiperia e Edi Rames ben votime moniste ku rilindja fiton 100% jane fakte qe nuk i luan topi.

Qe disa…nderkombetare kane mbyllur syte perpara zhberjes se shtetit te se drejtes, te zgjedhjeve te lira,te lulezimit te krimit,te trafiqeve dhe te parave te pista jane fakte qe nuk i luan topi.

Te gjitha keto jane kushtet shume te drejta dhe te forta te Bundestagut ne te mire te Shqiperise qe as nuk mund te anashkalohen dhe as mund te quhen “elemente”.

Eshte e qarte qe Soreka u ngaterrua qe i quajti kushtet elemente,po perse??

Ja deklarata e Sorekes qe tha:

“Ndërkohë kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë ” kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.”

Ja dhe percaktimet ne rezoluten e Bundestagut qe flet qarte per kushte si ne mbledhjen e pare hapese ashtu edhe per shtate kushte ne Mbledhjen e Dyte qe duhet te plotesohen dhe vetem atehere negociatat hapen dhe bashke me to edhe kapitujt:

a “Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria”.

b) “Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria”.

Bundestagut soreca tirananews.al Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.