Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1793959879 gazbardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se aktet e miratuara nga qeveria janë në kundërshtim me Kushtetutën.

 Bardhi bëri të ditur se përveç kërkesës për shfuqizimin e tre akteve, grupi parlamentar ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë institucionalë.

E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare. Ajo nuk mund të cenohet, të intimidohet apo të shuhet përmes dhunës policore, shoqërimeve të paligjshme në komisariate apo vendosjes së gjobave në kundërshtim me ligjin. Çdo përpjekje për të penguar qytetarët në ushtrimin e kësaj të drejte përbën një cenim të papranueshëm të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Sot jemi këtu për të bërë publik një qëndrim të qartë politik dhe kushtetues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike përballë një përpjekjeje të qeverisë për të vendosur nën kontroll të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

Kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 5/2026, Aktit Normativ nr. 6/2026 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 815/2026, datë 28 tetor 2026, si dhe për pezullimin e zbatimit të tyre deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

Kjo nuk është një përpjekje për t’i dhënë imunitet askujt që shkel ligjin. Dhe nuk është një kundërshtim ndaj detyrimit të shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Është një betejë për të mbrojtur Kushtetutën nga një qeveri që, në mënyrë të rreme, gjoja në emër të rendit publik, kërkon të zgjerojë kompetencat e veta përtej kufijve kushtetues, me një qëllim, të shuaj më dhunë zërin e qytetarëve, të asgjesojë në praktikë një të drejtë kushtetuese, të drejtën për të protestuar.

Sepse në një shtet demokratik, rendi publik nuk mund të vendoset kundër lirive themelore. Siguria nuk mund të përdoret si justifikim për arbitraritetin. Dhe pushteti nuk mund të vendosë vetë se cilat të drejta mund të ushtrojnë qytetarët dhe cilat duhet t’u hiqen”, tha Bardhi.

kushtetuese paketa antidhune PD Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

“Marrëveshje Rusi-Ukrainë, për gjithë Europën”/ Trump takon të dërguarin e Putin para nisjes së negociatave

11:16 / November 6, 2026

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 12 persona

11:11 / November 6, 2026

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

10:50 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.