Kryeministri Edi Rama ka uruar Sebastian Kurz për rizgjedhjen e tij si kancelar i Austrisë pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën atje pas skandalit të zv.kryeministrit.
“Urime @sebastiankurz për fitoren e madhe dhe me të vërtetë të lumtur për #Shqipërinë dhe #BallkaninPerendimor që një kampion i tillë i së ardhmes sonë të përbashkët evropiane do të jetë duke udhëhequr #Austrinë miqësore për vitet kritike që do vijnë”, shkruan Rama.
