Emrat për eurokomisionerin për Zgjerimin Laszlo Trocsanyi i Hungarisë dhe eurokomisionerja për Transportin Rovana Plumb e Rumanisë nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me Traktatet e BE-së dhe Kodin e Sjelljes. Kështu votoi sot Komisioni për Çështjet ligjore (JURI) në Parlamentin Evropian.
Sipas drejtorit të përgjithshëm për Komunikimin dhe zëdhënësin e Parlamentit, Jaume Duch, Presidenti i Parlamentit Evropian tashmë do i kërkojë asaj të KE-së Ursula von der Leyen se si dëshiron të procedojë.
Ndërkaq Politico shkruan se do të varet nga Von der Leyen nëse do të zbatojë rekomandimin dhe të dalë më të tjerë kandidatë, apo nëse do e injorojë këtë dhe do ta paraqesë në dy seancat dëgjimore përpara komisioneve përkatëse të PE.
Institucionet e BE zbuluan se të dy kandidaturat ishin në konflikt interesi javën e shkuar. Firma ligjore e Trocsanyi, e cila është themeluar teksa shërbente si ministër i Drejtësisë i Hungarisë ndezi mjaft polemika.
Ai reagoi ashpër pas vendimit duke thënë: Padrejtësi e ashpër, mungesë e transparencës, shkelje të qarta dhe të qëllimshme të sundimit të ligjit dhe procedurës dhe mosrespektim i parimeve themelore të demokracisë më kujtojnë një kohë që mendova se kishte mbaruar”, ka thënë ai. Madje bëri të ditur se kishte si qëllim “të kërkonte të drejtën e tij në gjykatën përgjegjëse të drejtësisë”.
